
Partia Demokratike në të gjithë vendin ka nisur procesin e votimit për primaret. Procesi ka nisur në orën 8:00 dhe që në fillim, Shkodra ka pasur një interes të lartë të pjesëmarrësve.
Sekretari organizativ Besnik Kastrati konfirmon një pjesëmarrje të lartë ndërsa nuk janë konstatuar problematika.
Procesi do të përmbyllet në orën 18:00 ndërsa më pas, menjëherë pritet të nisë dhe procesi i numërimit.