Këtë të hënë është zhvilluar provimi I tretë I maturës, ai në lëndën e Matematikës. Nisur nga thirrjet për sabotim të provimit të matematikës nga maturantët të cilët prej ditësh protestojnë në lidhje me pakënaqësitë e provimit të Gjuhës-Shqipe, drejtorja e Zyrës Vendore e Arsimit në Shkodër Blediana Osja ka bërë të ditur se pjesëmarrja ka qenë e plotë në 25 qendrat e provimit. Ajo sqaron se të gjithë kërkesat e adresuara nga maturantët po shqyrtohen.

Ky provim është zhvilluar normalisht dhe pa probleme bën të ditur drejtorja Osja.

Me 18 qershor do të zhvillohet edhe provimi I fundit I maturës, ai I Lëndës me Zgjedhje.

Artikulli paraprakSTAR TREND – ZYLI DIBRA SALA
Artikulli tjetërPROVIMI I MATEMATIKËS, MATURANTËT: MË I THJESHTË