Një sherr masiv është regjistruar në hyrje të gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër, ku mbi 12 të rinj, mes tyre edhe të mitur, janë përfshirë në konflikt.
Ashtu siç shihet edhe në pamje, një grup të rinjsh konfliktohen duke goditur njëri-tjetrin me sende të forta, doreza hekuri dhe mjete prerëse.
Si pasojë e konfliktit, tre persona janë dëmtuar dhe kanë marrë ndihmën e parë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Shkodrës ka nisur menjëherë hetimet, duke bërë të mundur arrestimin e 17-vjeçarit A.K., i cili dyshohet si një prej personave kryesorë të konfliktit. 17-vjeçari është vëllai i një nxënësi të shkollës së mesme “Shejnaze Juka”, ndërsa edhe personi tjetër i konfliktuar me dy vëllezërit është nxënës i shkollës.
Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Artikulli paraprakFORCAT “SHQIPONJA” KANË BËRË TË MUNDUR ARRESTIMIN E 17 VJEÇARIT A.K
Artikulli tjetërPROKURORIA AKUZË PËR POLICIN DHE 3 PUNONJËS TË IMT