Më datë 06.12.2016, rreth orës 21.30, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në vendin e quajtur “Alla kryq”, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se ka mbetur i plagosur në këmbë (pulpë) me armë zjarri, shtetasi E.S. 20 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja armë zjarri tip pistoletë. I dëmtuari u dërgua në spitalin Rajonal Shkodër, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar dhe vendosjen para përgjegjësisë penale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.