NJË 28 VJEÇAR ËSHTË PLAGOSUR ME THIKË PASDITEN E SOTME NË LAGJEN PREK CALI NË SHKODËR. MËSOHET SE ERMAL CANAJ ËSHTË GODITUR ME MJETIN PRERËS NË KOKË E PËR PASOJË KA MBETUR I PLAGOSUR.

KANË QENË MAKINA TË RASTIT QË E KANË ÇUAR TË RIUN NË SPITAL , NDËRSA SIPAS BLUZAVE TË BARDHA AI ËSHTË JASHTË RREZIKUT PËR JETËN.MËSOHET SE NGJARJA KA NDODHUR PAS NJË KONFLIKTI VERBAL MES DISA TË RINJVE, NDËRSA ENDE NUK ËSHTË NDALUAR AUTORI. GRUPI I EKSPERTIZËS I POLICISË SË SHKODRËS KA MBËRRITUR NË VENDIN E NGJARJES DHE PO HETON PER ZBARDHJEN E PLOTE DHE ARRESTIMIN E AUTORIT TË KËSAJ NGJARJE TË RËNDE