Një plagosje ka ndodhur në qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit. Ka qenë ora 3:10 kur shtetas Vasel Koçeku, 27 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Menjëherë 27 vjeçari është transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës nga ku ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore.

Burime pranë spitalit bëjnë me dije se 27 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën ndërsa mësohet se ka marrë vetëm një plumb në këmbë dhe se gjendja e tij është e stabilizuar. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë duke nisur hetimet paraprake për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të ndodhur.

Policia në njoftimin e saj bën të ditur se plagosja ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto” tek ish-kryqëzimi i degës pas një konflikti për motive të dobëta çka ka sjellë më pas plagosjen e shtetasit Vasel Koçeku banues në Vrakë të Malësisë së Madhe. Sipas policisë është bërë edhe identifikimit i autorit dhe policia po punon për kapjen e tij. Sipas burimeve të rinjtë janë përfshirë në një konflikt fizik mes tyre pas një debati të çastit 27 vjeçari Koçeku ka mbetur i plagosur në këmbë.

Policia nga ana e saj vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të ndodhur në orët e para të mëngjesit ndërsa efektivët janë vënë edhe në kërkim të autorit të identifikuar tashmë i cili pas plagosjes është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur. Sipas burimeve të rinjtë e përfshirë në këtë konflikt që përfundoi me plagosjen e 27 vjeçarit njiheshin më përpara me njëri-tjetrin. Policia nga ana e saj nuk jep të dhëna të tjera për shkak të hetimeve që vazhdojnë ende për këtë plagosje të ndodhur në Shkodër.