Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Po kryenin punime ndërtimi, pa leje nga organet kompetente, procedohen penalisht 5 shtetas.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës të Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

L. C., pasi është konstatuar se po kryente punime ndërtimi pa leje, në 2 objekte, në Theth, edhe pse ishte proceduar penalisht më parë për punimet në këto objekte;
Rr. Zh., banues në Theth, pasi është kapur duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. D., G. Gj., të dy banues në fshatin Pistull, dhe M. N., banues në fshatin Paçram, pasi janë kapur duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 09:20, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasi B. M., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin N. K., rreth 76 vjeç.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi N. K., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Me shtetasin B. M. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË HYRJE TË SHKODRËS, AUTOMJETI PËRPLAS 76-VJEÇARIN
Artikulli tjetërZGJEDHJET/ NIS VULOSJA DHE PAKETIMI I FLETËVE TË VOTIMIT PËR DIASPORËN, SHPËRNDARJA NË 85 SHTETE TË BOTËS NIS PËR 5 DITË