Shkodër

Policia Kufitare godet një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas po transportonte emigrantë të paligjshëm, në drejtim të fshatit Vukpalaj, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të zonës, mbrëmjen e djeshme, punonjësit e Policisë Kufitare kanë konstatuar duke zbritur nga një automjet “Volkswagen”, disa emigrantë të paligjshëm, në fshatin Vukpalaj.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. D.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. D. po transportonte me automjetin e tij, 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 19 vjeç, banues në Ndroq, Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Artikulli paraprakÇMIME REKORD! NGA SOT NAFTA SHITET NË 258 LEKË/LITRI, BENZINA ARRIN NË 243 LEKË DHE GAZI NË 86 LEKË
Artikulli tjetërGRABITËN BANKËN NË KOPLIK, “ARREST ME BURG” PËR AUTORËT