Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vukpalaj”.

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, pas një pune të mirorganizuar u finalizua operacioni i koduar “Vukpalaj”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

F. B., 26 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe.

Ky shtetas u kap në flagrancë në aksin rrugor Shkodër – Hani Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj, Malësi e Madhe, duke transportuar me një automjet, 7 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilët dyshohet se po i transportonte në afërsi të kufirit me Malin të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Artikulli paraprakSKEMA PËR NAFTËN FALAS, SA LITRA PËR HEKTAR DO TË PËRFITOJNË FERMERËT
Artikulli tjetërMETA KUJTON DRITËRO AGOLLIN: SHUMË MALL PËR TY MIK I SHTRENJTË, IDETË E VYERA NË LETËRSI E POLITIKË S’DO TË HARROHEN