Qarku Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin Ç. B., 42 vjeç, banues në fshatin Vrakë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka tentuar të dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. G., 36 vjeç, banues në fshatin Bogë, pasi u kap duke transportuar 3 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua si provë materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, për shtetasit:
-E. H., 35 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Mashtrimi”, pasi dyshohet se më datë 17.09.2025, me anë të mashtrimit, ka blerë një numër telefoni në dyqanin e një kompanie telefonike, duke falsifikuar nënshkrimin e formularit përkatës, në emër të shtetases M. D., dhe më pas e ka përdorur këtë numër për të hapur llogari në Instagram. Aktualisht, ky shtetas mbahet në ambientet e paraburgimit në Lezhë, për një vepër tjetër penale;
-M. L., 20 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, operatore e kompanisë telefonike, pasi numrin e telefonit që ia ka shitur shtetasit E. H., e ka regjistruar në sistem, në emër të shtetases M. D., duke përdorur formularin që ka firmosur shtetasi E. H. Për këtë rast është bashkëpunuar me stafin e emisionit investigativ “Piranjat”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. Gj., 77 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVIJOJNË KONTROLLET PËR EVIDENTIMIN DHE GODITJEN E VEPRIMTARIVE KRIMINALE NË FUSHËN E NARKOTIKËVE
Artikulli tjetërRAPORTI I OSBE-ODIHR PËR ZGJEDHJET E 11 MAJIT