Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin Gj. U., 58 vjeç, banues në Dobraç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin R. B., 51 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. L., 38 vjeç. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. S., banues në fshatin Kuç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

-Më datë 26.10.2025, shtetasi Gj. P., 66 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur motomjetin në banesën e tij në fshatin Gjegjan. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKOS PRET SPIROPALIN: SHQIPËRIA NJË RAST SUKSESI, MBËSHTESIM AMBICIEN PËR MBYLLJEN E NEGOCIATAVE BRENDA 2027
Artikulli tjetërOLSIAN ÇELA RAPORTON NË KUVEND: NEVOJË PËR NDËRHYRJE NË LIGJIN MBI KRIMET ONLINE