DVP Shkodër

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. P., 56 vjeç, banues në fshatin Selcë, Bashkia Malësi e Madhe, i shpallur në kërkim për veprat penale “ Vetgjyqësia”, “Kanosja”, “Fyerja” dhe “ Kundërshtim i punonjësit që kryen një shërbim publik”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi ka kanosur nëpërmjet telefonit, ka fyer dhe ka penguar për të punuar shtetasin A. Ç., 42 vjeç, banues në fshatin Dobraç, me detyrë administrator i një firme, i cili më datë 16.12.2021 ka bërë kallëzim në Polici.

Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, shettasi N. P. ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.