Policia e rëndit vazhdon punën e saj për ndëshkimin ndaj kundravajtësve duke vendosur kështu me dhjetra gjoba.

Paradrekën e sotme 2 patrulla të policisë së rëndit me në krye shefin Saimir Rrustemi vendosën gjoba automjeteve të parkuara në krahun e gabuar përgjatë rrugëss së poliklinikës.Duke qënë rrugë me një sens kalimi shpeshherë krijohet kaos sidomos,për vetë faktin se ndodhen institucionet më të rëndësishme si Gjykata e Apelit por edhe Poliklinika e qytetit. Aty nuk mund tё parkosh,pavarёsisht kёsaj cdo ditё me dhjetra makina parkohen si pa gjë të keq, në një kohë që fare mirë ka një tabelë që ndalon parkimin në atë korsi. Gjobat kanë qënë në masën 1000 lekë të reja. Ky aksion ka ardhur pasi nё segmentin ku ndodhet Gjykata Apelit dhe Poliklinika ,pёr shkak tё parkimeve nё dy anёt e rrugёs , qarkullimi ёshtё I vёshtirё dhe jo rrallё herё krijojet kaos nё trafik.Burime pranё policisё sё rendit bёjnё me dije si ky aksion do tё vijojё nё vazhdimёsi deri në disiplinimin e shoferёve.Paralelisht ky segment do të mbahet në monitorim të plotë cdo ditë nga policia.Pak ditë më parë policia e rëndit vendosi masa administrative nga gjoba deri në bllokim të automjeteve në rrugën e Gjykatës së Rrethit ku aksionit nuk i shpëtuan edhe mjetet e “vipave” të drejtësisë.

Artikulli paraprakHETIMET PËR HELIKOPTERIN, MES TIRANËS DHE SHKODRËS
Artikulli tjetërPREFEKTI LETËR KRYEMINISTRIT PËR TOKAT NË MALËSINË E MADHE