Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, 17 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. G., 22 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi mjeti që ai posedonte rezulton i vjedhur në Itali. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

L. G., 62 vjeç dhe K. G., 67 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me OSHEE-në, në banesat e tyre u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. O., 69 vjeç, banues në Fushë Arrëz, pasi dyshohet se ka hyrë në subjektin tregtar në pronësi të shtetasit N. M., 69 vjeç, banues në Fushë Arrëz, ku ka marrë rroba dhe është larguar pa i paguar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPËRFSHIHET NGA ZJARRI BANESA NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërINCIDENT MES POLICISË DHE NJË TË RIU NË AKSIN RRUGOR LEZHË-MILOT