
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër:
-ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, L. Sh., 60 vjeç, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vepra të turpshme”;
-shpallën në kërkim shtetasin H. P., 28 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me automjet, biçikletën me të cilën lëvizte një 64-vjeçar, i cili është dëmtuar lehtë. Punohet për kapjen e 28-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B., 50 vjeç, si dhe për shtetasit J. S., 21 vjeç dhe J. S., 42 vjeç, babë e bir. 2 shtetasit, për motive të dobëta, i kanë dëmtuar automjetin, 50-vjeçarit dhe për këtë arsye ky i fundit është konfliktuar me ta.
-P. M., 34 vjeç, banues në fshatin Bleran, pasi ka vjedhur 1 biçikletë që është gjetur dhe sekuestruar me cilesinë e provës materiale;
-G. Sh., 34 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OShEE-së, në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.