Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan në flagrancë shtetasin S. O., 35 vjeç, banues në Fushë Arrëz, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe nuk e ka lejuar atë të dalë nga banesa.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit kapën shtetasin në kërkim A. G.(P)., 38 vjeç, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. K., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin E. C., 38 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për shtetasin K. L., 73 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OShEE-së, në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi K. P., 45 vjeç, banues në fshatin Nenshat, se shtetasja A. N., 66 vjeçe, ka fyer vajzën e tij 11 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakMINISTRIA E MBROJTJES: GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT JANË RAPORTUAR 21 VATRA ZJARRI, 4 ENDE AKTIVE
Artikulli tjetërBERISHA URON SHBA -TË PËR 4 KORRIKUN