
Qarku Shkodër
Specialistët e Policisë Kufitare ndaluan shtetasin G. B., 33 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin K. N., 20 vjeç, banues në fshatin Dajç, Lezhë, pasi dyshohet se ka vjedhur në fshatin Bardhaj, motomjetin në pronësi të një shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 37 vjeç, banues në Laç, Vau i Dejës, pasi ka bërë kallëzim shtetasja A. L., 32 vjeçe, banuese në Shkodër, se ky shtetas e përndjek nëpër rrjete sociale dhe hap llogari false në emrin e saj, ku publikon përmbajtje fyese për të dhe familjarët e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. L., 63 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






