Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur:
-një 17-vjeçar, pasi dje, në aksin rrugor “Pukë-Qelëz”, motomjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 52 vjeç, banues në fshatin Qelëz;
-një 16-vjeçar, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, motomjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. S., 33 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 16-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kushëririt të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin U. O., 69 vjeç, banues në Fushë Arrëz, pasi ka kanosur një 69-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakDIELL PËRVËLUES DHE TEMPERATURA TË LARTA
Artikulli tjetërSOT SEANCË PLENARE, PROJEKTLIGJET QË PRITET TË DISKUTOHEN NË KUVEND