Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin I. H., 29 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Gj., 20 vjeç, të dy banues në Kosovë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën atyre, nga një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin L. B., 67 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 57 vjeç, pasi dje, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka kryer manovër të gabuar dhe për pasojë ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. N., i cili u dëmtua lehtë;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në aksin rrugor “Fierzë-Fushë Arrëz”, shtetasi kroat D. J., 58 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi D. J.

-Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Partizani”, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi A. K., 63 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën nga shkaqe natyrale, pasi vuante nga sëmundje kardiake.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTABAKU: INSTRUMENT PËR T’I DHËNË PRONAT INVESTITORËVE STRATEGJIKË
Artikulli tjetërMINISTRIA E MBROJTJES: GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT JANË RAPORTUAR 22 VATRA ZJARRI, 5 ENDE AKTIVE