Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Z., 72 vjeç, banues në fshatin Shelqet, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti me drejtues shtetasin B. D., 21 vjeç, banues në fshatin Koplik i Sipërm, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. Z., 50 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. K., 22 vjeç, me detyrë drejtues teknik i firmës që kryen punimet në segmentin rrugor “Harku i Bërdicës – Ura e Bunës”, për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”, pasi më datë 17.06.2025, gjatë punimeve, janë dëmtuar dy shtylla betoni të tensionit të ulët, një kabllo elektike dhe disa aksesorë të këtij rrjeti, që administrohet nga OSHEE Shkodër;
-Z. S., 32 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi ka goditur dhe ka kanosur me një armë trofe, shtetasin E. N., 26 vjeç, për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë trofe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 33 vjeç, banues në fshatin Stajkë, pasi është kapur duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Ditën e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në tre kontenierë për banim. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakKINA LËSHON NJË LAZER 80,000 MILJE DREJT HËNËS
Artikulli tjetërBERISHA: VOTA KA VDEKUR PA HYRË NË KUTI