Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Specialistët e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin egjiptian M. Sh., 65 vjeç, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në spitalin e Pukës, është paraqitur për mjekim, shtetasi M. M., 55 vjeç, banues në Mamurras, i cili ishte dëmtuar në dorë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është dëmtuar gjatë punës në minierën e bakrit, në fshatin Kimëz, Pukë. Ai u dërgua në Spitalin e Traumës, për mjekim të specializuar, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSOT PËRPJEKJA E 51-TË PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT TË KOSOVËS
Artikulli tjetërQINDRA TË VDEKUR NGA KEQUSHQYERJA NË GAZA, SHUMICA PREJ TYRE FËMIJË!