
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Z., 43 vjeç, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, pasi u konstatua se transportonte pasagjerë, me automjetin e tij, pa e regjistruar këtë veprimtari në organet tatimore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, pasi dje, ka kallëzuar shtetasi F. M., 31 vjeç, se në afërsi të banesës së tij, është goditur fizikisht nga një shtetas që nuk e njeh. 31-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






