Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. L., 55 vjeç, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, pasi u konstatua se transportonte pasagjerë, me automjetin e tij, pa e regjistruar këtë veprimtari në organet tatimore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasi Gj. N., 73 vjeç, se ka pasur konflikte pronësie me shtetasin Z. N., 74 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme, në Velipojë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi kosovar Z. J., 72 vjeç.

Gjithashtu, dje, në plazhin e Velipojës, shtetasi kosovar Gj. K., 80 vjeç, sapo ka dalë nga deti, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Më datë 04.09.2025, ka kallëzuar shtetasja E. H., 30 vjeçe, se i kanë vjedhur një pajisje elektronike (TV), në banesën e saj, në fshatin Zagorë, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS! BERISHA: TË BËHET HYJNI. I DHA NDER EMRIT SHQIPTAR
Artikulli tjetërFESTOHET 9-VJETORI I SHENJTËRIMIT TË NËNË TEREZËS