
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
• Z. N., 66 vjeç, banues në fshatin Nënshat, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
• D. H., 19 vjeç, banues në Koplik, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. A., 41 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja V. V., 36 vjeçe, se 41-vjeçarja, nëpërmjet mashtrimit, nuk i ka paguar kontributet shoqërore dhe taksat e Bashkisë Shkodër, duke i shkaktuar një dëm financiar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në fshatin Vukatan, dyshohet se, për shkak të një defekti elektrik, ka rënë zjarr në një automjet në lëvizje, me drejtues shtetasin D. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Luf. Për pasojë, është djegur pjesërisht automjeti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Statcionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në fshatin Luarzë, për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. U., 43 vjeç. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
-Më datë 10.10.2025, ka kallëzuar shtetasi Gj. V., 65 vjeç, banues në fshatin Lohë e Sipërme, se është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi P. V., 57 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






