
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. D., 64 vjeç, banues në fshatin Postribë, dhe Gj. M., 81 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet e tyre pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
• S. B., 69 vjeç, banues në fshatin Golem, dhe I. P., 55 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi u konstatuan se kishin kryer punime ndërtimi pa leje;
• L. C., 54 vjeç, banues në Izrael, pasi ndaj këtij shtetasi ka bërë kallëzim shtetasja E. Z., 26 vjeçe, banuese në Izrael, e cila pretendon se, më datë 09.10.2025, është abuzuar seksualisht në një hotel në fshatin Theth.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






