Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin M. K., 33 vjeç, banues në fshatin Pepsumaj, pasi ka ushtuar dhunë fizike ndaj një familjari të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. L., 37 vjeç, B. L., 42 vjeç, E. L., 35 vjeç, V. GJ., 20 vjeç dhe P. Gj., 23 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, te lumi i Shalës.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi dje, shtetasi M. F., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përmbysur në rrugë. 19-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur një shtetase 33 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram”, janë hapur disa llogari false, me emrat dhe fotot e fëmijëve te saj. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSOT TENTATIVA E FUNDIT PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT TË KOSOVËS
Artikulli tjetërGJENDET PA SHENJA JETE NJË PERSON NË VELIPOJË