Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit T. D., banues në fshatin Stajkë, P. M., banues në fshatin Dobër, dhe F. P., banues në fshatin Oblikë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit P. Sh., 72 vjeç, dhe Rr. Sh., 61 vjeç, të dy banues në fshatin Reç, pasi dyshohet se kanë kryer punime ndërtimi në tokën në pronësi të shtetases M. Q., 60 vjeçe, pa dijeninë e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 53 vjeç, banues në fshatin Buhot, pasi ka kallëzuar shtetasi D. P., 78 vjeç, banues në të njëjtin fshat, se 53-vjeçari nuk e lejon të kalojë në pronën e tij, me pretendimin se rruga ku kalon është në pronën e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFINALIZOHET OPERACIONI I KODUAR “HARTA”
Artikulli tjetërENEA BUZUKJA:”NUK KAM PASUR KONFLIKTE”