
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. S., 61 vjeç, banues në fshatin Kukël, për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, pasi ka kallëzuar shtetasja L. M., 63 vjeçe, se dyshon që 61-vjeçari ka hapur në rrjetin social “Facebook”, një llogari ku poston video të saj dhe të familjarëve të saj, me shkrime denigruese.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy shtetas 16 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjet/motomjet, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në fshatin Postribë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar motomjetin që drejtonte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. Q., 60 vjeçe, banuese në fshatin Reç, pasi ka kallëzuar shtetasja E. Gj., 70 vjeçe, se kjo shtetase ka prishur rrethimin që ndan pronat e tyre, në fshatin Razëm.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, pasi dje, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore, shtetasja L. M., 25 vjeçe, banuese në Koplik, e cila dyshohet se ka shfaqur alergji pas përdorimit të disa medikamenteve mjekësore. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ajo u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


