Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. M., 52 vjeç, dhe B. S.(M.), 56 vjeçe, pasi u konstatuan duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në një banesë që kanë në bashkëpronësi, pa autorizimin e bashkëpronarëve të tjerë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 65 vjeç, pasi u kap duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 55 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. P., 70 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, pasi ka kallëzuar shtetasi Gj. P., 61 vjeç, se 70-vjeçari e ka kanosur me fjalë dhe i ka bllokuar rrugën nëpërmjet së cilës shkon në pronën e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakRRITJA E PAGAVE TË GJYQTARËVE, SHOQATA E PROKURORËVE: DEBATET PUBLIKE QË LIDHEN ME DREJTËSINË DUHET TË JENË TË BALANCUARA
Artikulli tjetërRAMA I PËRGJIGJET SHOQATËS SË PROKURORËVE