Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. U., 32 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, ka përvetësuar truallin e shtetases R. Sh., 72 vjeçe, në lagjen “Tre Heronjtë”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-K. U., 18 vjeç, banues në Shkodër dhe F. K., 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi;
-G. M., 55 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit R. D., 67 vjeçe, dhe H. M., 50 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesat e tyre u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakBALLA NUK PËRMBAHET NDAJ DEPUTETES SË PD: E DI UNË PËR KË PUNON TI!
Artikulli tjetërTIRANË, TENTOHET TË GRABITET ME ARMË NJË BANKË E NIVELIT TË DYTË