Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. D., 22 vjeç, banues në fshatin Radostinë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Xh. S., 59 vjeç, dhe A. N., 56 vjeç, të dy banues në Fushë Arrëz, pasi dje, është paraqitur në spitalin e Pukës, shtetasi E. C., 59 vjeç, banues në Fushë Arrëz, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në dorë, gjatë prerjes së pemëve në tokën e shtetasit A. N., me makineri të shtetasit Xh. S.

Dje, ka kallëzuar shtetasja F. N., 41 vjeçe, se më datë 17.02.2026, i kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e saj, në fshatin Bardhaj. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakNJË PUNONJËS I OSHEE KA HUMBUR JETËN PAK MINUTA MË PARË GJATË KRYERJES SË DETYRËS NË FSHATIN RRILE, NË LEZHË
Artikulli tjetërIBRAHIMAJ I PËRGJIGJET SHEHAJT: UNË PËRGJIGJEM PËR ÇDO VEPRIM QË KAM BËRË