Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-V. B., 40 vjeç, banues në fshatin fshatin Guci e Re, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
-A. B., 39 vjeç, banues në fshatin Melgushë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tyre të mitur.

Më datë 23.02.2026, shtetasi V. G., 57 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur motomjetin në banesën e tij në lagjen “3 Heronjtë”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprak4 VITET E SULMEVE TË RUSISË NË UKRAINË ‘PËRKTHEHEN’ NË SHIFRA: 1.8 MILIONË TË VDEKUR DHE 5.9 MILIONË TË LARGUAR NGA SHTËPITË
Artikulli tjetërVIJON REZISTENCA E BANORËVE TË RRJOLLIT