Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-D. H., 33 vjeç, banues në fshatin Mjedë, pasi në ambientet e firmës ku ky shtetas është drejtues teknik, është dëmtuar lehtë, në dorë, gjatë punës, punonjës i firmës, shtetasi Sh. B., 45 vjeç;
-një 15-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për shtetasin K. I., 23 vjeç, banues në fshatin Alijaj, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi ka kaluar në mënyrë të paligjshme, në territorin e Malit të Zi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakKADASTRA SQARON SI TË APLIKONI PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË PËRMES E-ALBANIA
Artikulli tjetërNJË NGA FIGURAT MË TË DASHURA TË EKRANIT SHQIPTAR, NDAHET NGA JETA AKTORI I MIRËNJOHUR ZHANI ZIÇISHTI