Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. G., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Z. M., 66 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OShEE-së, në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike;
-A. N., 21 vjeç, banues në Velipojë, pasi është konfliktuar fizikisht me një 42-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA ME POPULLSINË MË TË NËN-USHQYER NË EVROPË
Artikulli tjetërNGA NDALIMI I CELULARËVE TE MASAT KUNDËR BULLIZMIT, MIRATOHET UDHËZIMI PËR VITIN E RI SHKOLLOR