Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, bëjmë me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin slloven K. J., 36 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin T. P., 36 vjeç, pasi dyshohet se gjatë natës, ka vjedhur materiale ndërtimi në një kantier në fshatin Hajmel, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Informacion paraprak/Rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Sum, është gjetur në rrugë, nga familjarët e tij, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Q. L., 63 vjeç, i cili dyshohet dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSPIROPALI PRET ZV. KRYEMINISTREN E MOLDAVISË: ZGJERIMI I BE-SË, NJË NGA MJETET MË EFIKASE PËR SIGURI DHE PAQE NË EUROPË
Artikulli tjetërPD KËRKON HEQJEN NGA RENDI I DITËS ZGJEDHJEN E AVOKATIT TË POPULLIT