Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin M. S., 53 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin D. Gj., 54 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. T., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në kufi, duke transportuar me automjetin e tij, mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Dje, në Spitalin Rajonal Shkodër, një 16-vjeçare, ka humbur jetën.
Paraprakisht dyshohet për shkak të arrestit kardiorespirator. Grupi hetimor po kryen veprimet në drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakDOSJA “PARTIZANI”, BERISHA PARAQITET SOT NË GJKKO PËR MASËN E SIGURISË
Artikulli tjetërQËNDRIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE PËR “ARRESTIN SHTËPIAK”, BERISHA: VENDIM I KODUAR PARTIAK!