Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. D., 58 vjeç banues në fshatin Reç Pulaj, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit kapën shtetasin në kërkim E. P., 39 vjeç, pasi Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me burgim, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 43 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. P., 50 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Barbullush, është gjetur pa shenja jete, nga bashkëshortja e tij, në oborrin e banesës, shtetasi Q. K., 74 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Më datë 31.07.2025, ka kallëzuar shtetasi F. B., 42 vjeç, banues në Shkodër, se i kanë vjedhur biçikletën në oborrin e banesës së tij, në lagjen “Tre Heronjtë”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Më datë 30.07.2025, ka kallëzuar shtetasi M. T., 32 vjeç, banues në Vrakë, se i kanë vjedhur targat e automjetit të tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZVICRA FESTON DITËN E SAJ KOMBËTARE, HISTORIA SESI U KRIJUA SHTETI I PASUR
Artikulli tjetërTABAKU: SHQIPËRIA KA NJË KRIZË TË SAJUAR NGA VETË QEVERIA