
Qarku Shkodër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. H., 30 vjeç, banues në Kukës, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. M., 26 vjeç, banues në Prizren, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 3 celularë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin E. H., 27 vjeç, banues në fshatin Golem, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Shërbimet e DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin maroken M. A., 31 vjeç dhe për shtetasin algjerian M. R., 25 vjeç, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-V. D., 44 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
-E. B., 22 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ka kanosur një 13-vjeçar, për motive të dobëta;
-E. G., 20 vjeç, dhe E. P., 19 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” iu gjetën 1 mjet prerës (thikë) dhe një dorezë hekuri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. B., 46 vjeç, banues në fshatin Baks-Rrjoll, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, pasi ka kallëzuar shtetasi Xh. Gj., 34 vjeç, se 46-vjeçari ka hedhur një sasi helmi në tokën e tij, të cilën e ka konsumuar kafsha (derri) i shtetasit Xh. Gj. dhe për pasojë ka ngordhur.
-Dje, në lagjen “Skenderbeg”, shtetasi J. R., 44 vjeç, ka humbur jetën në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
–
Informacion paraprak/Rreth orës 12:20, në fshatin Dragoç, në anë të rrugës, është konstatuar i djegur një automjet tip “Wolkswagen”.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.






