Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. T., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur një 54-vjeçare, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, shtetasi R. D., 40 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar disa medikamente, në automjetin e tij. Ai po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 08:50, në fshatin Mes, Postribë, punonjësit e firmës që pastron kanalet kulluese, gjatë punimeve në një kanal, kanë gjetur në predhë luftarake.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbime të specializuara të Ushtrisë.

Grupi hetimor po kryen veprimet për rastin.

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA NË24 ORË, NË POSTRIBË ËSHTË GJETUR NJË PREDHË LUFTARAKE
Artikulli tjetërRAMA PARALAJMËRON NDRYSHIM NË PROCEDURAT PËR NDËRTIMET