Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin I. S., 28 vjeç, që ia ka caktuar Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municioneve luftarake”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 11.06.2025, në aksin rrugor “Shkodër-Theth”, shtetasi polak J. S., 42 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar në këmbë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. M., 54 vjeç, banues në fshatin Belaj, pasi është kapur duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
-A. M., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
-H. M., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kallëzuar shtetasi Gj. L., 72 vjeç, banues në Velipojë, se shtetasi H. M. i ka vjedhur një shumë parash.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSULMET IRANIANE GJATË NATËS MBI IZRAEL, ASNJË VIKTIMË
Artikulli tjetërKONTROLLE NGA POLICIA KUFITARE, PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E PALIGJSHMËRIVE