Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. T., 30 vjeç, banues në fshatin Lumall, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasja E. Ç., 53 vjeçe, banuese në Shkodër, se shtetasi B. Xh., 65 vjeç, i ka shembur një pjesë të murit rrethues të oborrit të banesës së saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin Koplik i Sipërm, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në stallën e bagëtive të shtetasit E. R., 31 vjeç. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakNË REND DITE MIRATIMI I PROCESVERBALIT TË KOMISIONEVE PARLAMENTARE
Artikulli tjetërNDËRRON JETË SOPRANOJA LUIZA ÇAKO