Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 28 vjeç, banues në fshatin Hot, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Sh. A., 62 vjeç, banues në Dobraç, pasi dje, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Ai është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;
-një 17-vjeçar, pasi dje, te sheshi “2 Prilli”, duke drejtuar një mjet elektrik, pa leje drejtimi, është përfshirë në një aksident me dëme materiale.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi A. D., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka përplasur shtetasin F. M., 49 vjeç, këmbësor, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. Rr., 65 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta një shtetase 72 vjeçe, për motive të dobëta;
-D. B., 42 vjeçe, banues në Shkodër, pasi është konstatuar se ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakMINISTRIA E FINANCAVE MIRATON KRITERE TË REJA
Artikulli tjetërARRESTOHET NJË 53-VJEÇAR QË DHUNOI FIZIKISHT NJË SHTETAS DHE TENTOI TA GODISTE ME THIKË