Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin S. G., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. Q., 63 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Specialistët e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Xh., pasi në SPKM Hani i Hotit, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një sasi nafte dhe disa mallra, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/ Rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti me drejtues shtetasin S. L., 63 vjeç, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja E. Sh., 19 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë shtetasja E. Sh., e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin S. L. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakSPIROPALI PAS AKUZAVE TË OPOZITËS: S’JANË BLLOKUAR LËVIZJET DHE UDHËTIMET PËR SHQIPTARËT!
Artikulli tjetërGJOBA DITORE DERI NË 500 MIJË LEKË, LIGJI I RI ME SANKSIONE NDAJ PËRMBAJTJES SË DËMSHME ONLINE