Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-ndaluan shtetasin A. P., 37 vjeç, banues në fshatin Mushan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”;
-shpallën në kërkim një shtetas 17 vjeç, pasi kanë kallëzuar 2 shtetas, banues në Shkodër, se dyshojnë që 17-vjeçari ka vjedhur në banesat e tyre, kohë më parë. Punohet për kapjen e tij;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. P., 58 vjeçe, pasi nga kontrollet me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesën e saj;
-A. N., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin e tij, me shenja dalluese si ato të Policisë (fenelina), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. G., 19 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakASAMBLEJA E SEPCA-SË, PRODA: PARTNERITETI DHE INTEGRIMI EVROPIAN, RRUGA E VETME DREJT SIGURISË AFATGJATË
Artikulli tjetërPAPA I BËN THIRRJE IRANIT DHE IZRAELIT TË REFUZOJNË ‘NGACMIMIN DHE HAKMARRJEN’