Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin I. K., 54 vjeç, banues në Itali, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për një 17-vjeçar, pasi dje, në bulevardin “Skënderbeg”, motomjeti elektrik që drejtonte pa leje është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin T. U., 62 vjeç, banues në fshatin Bratosh. Nga aksidenti është dëmtuar 17-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim një 16-vjeçar, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër të mitur, më datë 24.04.2025, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, kanë vjedhur motomjetin e shtetasit T. B., 49 vjeç. Punohet për kapjen e 16-vjeçarit, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur:
-një 15-vjeçar, pasi gjatë kontrolli fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe u sekuestrua 1 armë sportive, që e mbante pa leje;
-një 16-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe u sekuestrua 1 dorezë hekuri, që e mbante pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin Pulaj, shtetasi H. H., 57 vjeç, banues në Dibër, ka rrezikuar të mbytet në det, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore. 57-vjeçari po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, ka shpërthyer një bombol gazi, në banesën e shtetasit P. N., 69 vjeç, në fshatin Vukël. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në banesë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakFRANCA DHE GJERMANIA, DY “PUSHTUESIT” E RINJ TË SHQIPËRISË
Artikulli tjetërRAMA NDAN PAMJET NGA PUNIMET NË RRUGËN SHIROKË-ZOGAJ