Qarku Shkodër

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në fshatin Gimaj, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për shtetasin T. K., 59 vjeç, pasi dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili për pasojë u përmbys. Pasagjeri që u dëmtua vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin K. E., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, motomjeti me drejtues shtetasin A. N., 32 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin kosovar L. Xh., 55 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. R., 56 vjeç, banues në fshatin Grizhë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, pasi ka kallëzuar shtetasja A. C., 30 vjeçe, se në vitin 2011, kur shtetasi F. R. ka qenë përgjegjës në Zyrën e Gjendjes Civile në fshatin Gruemirë, kanë vjedhur të dhënat personale të saj dhe të prindërve, të cilat më pas janë përdorur nga shtetas të paidentifikuar për të aplikuar për dokumente identifikimi. Vijojnë hetimet për rastin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. M., për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Dhunimi i banesës”, dhe Z. K., për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, pasi shtetasi Z. K. i ka dhënë me qira një objekt banimi, pa kontratë qiraje, shtetasit A. M., i cili më pas nuk ka pranuar ta lirojë objektin;

-E. K., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi në ambientet e lokalit që administron, është konstatuar muzikë pas orarit të lejuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. D., në fshatin Nikç. Si pasojë u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Shërbimet e DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 25 vjeç, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, pasi dje, në PKK Sukobine Muriqan dhe në hyrje të Republikës së Shqipërisë, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë Kufitare, për të ndaluar automjetin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakOSMANI TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR DHIMITËR ANAGNOSTIN: FRYMËZIM PËR GJENERATAT QË VIJNË
Artikulli tjetërCHATGPT DEL JASHTË FUNKSIONIT, MIJËRA NJERËZ NË BOTË RAPORTOJNË PROBLEME