
Qarku Shkodër
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit kapën shtetasin në kërkim T. N., 50 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Sh. K., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-N. I., 61 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-një 15-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-M. G., 49 vjeç, banues në fshatin Vrakë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, është përfshirë në një aksident me dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. A., 61 vjeç, banues në Shkodër, dhe B. A., 60 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, pasi u konstatua se kishin kryer punime ndërtimi, pa leje;
-P. P., 28 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi u kap duke transportuar 3 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua si provë materiale;
-G. A., 72 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar shtetasi H. A., 73 vjeç, se 72-vjeçari i ka shkatërruar një rrjetë teli, me të cilën kishte rrethuar oborrin e banesës.






