Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin A. S., 57 vjeç, banues në fshatin Vorfë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi K. Sh., 27 vjeç, banues në Theth, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është lënduar lehtë pasagjeri në automjet, shtetasi P. K., 49 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. L., 43 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Ushtrimi i aktivitetit të palicencuar në organet tatimore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi ushtronte aktivitetin në një lokal të paregjistruar në organet tatimore, në lagjen “Manush Alimani”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një thikë (biçak), që e mbante pa leje.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasja B. M., 50 vjeçe, banuese në Shkodër, ka kallëzuar se shtetasi I. M., 64 vjeç, banues në Shkodër, ka prishur nga pakujdesia një pjesë të tavanit të banesës së saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Kryebushat-Harku i Berdicës”, shtetasi G. M., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përplasur shtetasin R. G., i cili po lëvizte me biçikletë.

Shtetasi R. G., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shtetasi G. M. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakRAMA: NUMRI I STUDENTËVË NË UBT ËSHTË RRITUR ME 20% PAS BASHKËPUNIMIT ME BOKU-N E VJENËS
Artikulli tjetërPUBLIKOHET DRAFTI I RAPORTIT TË PROGRESIT PËR KOSOVËN