Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan shtetasin P. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Luarz, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme, në aksin “Kryebushat-Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasi A. L., 30 vjeç, u përplas me automjetin me drejtuese shtetasen Xh. P., 32 vjeçe. Si pasojë u dëmtuan lehtë shtetasja Xh. L. dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja D. L., 58 vjeçe.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi automjeti që ai drejtonte rezultoi i vjedhur në Belgjikë. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

E. C., 38 vjeç, dhe E. K., 41 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta;

-P. N., 56 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim të rremë ndaj djalit të tij, shtetasit K. N., 28 vjeç, duke e akuzuar këtë të fundit se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, me qëllim që të vihet në ndjekje penale.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Vojo Kushi”, në oborrin e përbashkët të dy banesave, shtetasja A. B., 48 vjeçe, ka prishur murin anësor të një magazine të vjetër, për të cilën zotëron certifikatë pronësie dhe është tokë truall, ndërsa shtetasja H. B., 72 vjeçe, pretendon se është pjesë e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin Mesul, si pasojë e motit të keq dhe shkarkesave të rrufeve, është djegur banesa e braktisur dhe e pabanuar e shtetasit V. K., 49 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në fshatin Kryezi, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr. Nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDHUNUAN PËR MOTIVE TË DOBËTA, DHËNDRIN E TYRE, VIHEN NË PRANGA 3 SHTETAS
Artikulli tjetërSHKODËR- VELIPOJË, AKS I RREZIKSHËM