
Qarku Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin M. P., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar bashkëjetuesja e tij 35 vjeçe, e pajisur me urdhër mbrojtjeje, se 44-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-F. O., 63 vjeç, banues në fshatin Juban, pasi u konstatua se kishte kryer punime ndërtimi, pa leje;
-A. H., 33 vjeç, banues në fshatin Vukatanë, pasi ka kallëzuar një shtetase 37 vjeçe, se 33-vjeçari e ka fyer dhe shqetësuar nëpërmjet celularit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka filluar procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Th., 52 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Veprime që lehtësojnë trafikimin”, pasi dyshohet se në cilësinë e administratorit të një kompanie në Shkodër, i ka ofruar kurse dhe dokumente, shtetasit A. S., 22 vjeç, nga Afganistani, i cili është pasjisur me vizë pune false.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër -Velipojë”, shtetasi P. M., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Ai po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit K. Gj., 24 vjeç, banues në Dobraç, E. K., 18 vjeç, banues në Shkodër dhe një 16-vjeçar, pasi u konstatuan duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






